
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit do të nisë të mërkurën shembjen e 6 objekteve në lotin e tretë të Unazas së Madhe.
Loti i tretë i Unazës së Madhe synon të bëjë me dy korsi lidhjen e Rrugës së Kavajës me Unazën e Re.
Kostoja e tenderit për lotin e tretë është rreth 1,2 miliardë lekë, rreth 10 milionë euro.
Më herët IKMT ka prishur ndërtesat në lotin e parë dhe të dytë, ku tashmë kanë nisur punimet.