IKMT prish dy objekte të paligjshme në Durrës

Nga Exit News
IKMT prish dy objekte të paligjshme në Durrës

Pavarësisht se ka nisur sezoni turistik, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka shembur sot disa objekte në Durrës, pasi ishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme.

Personi me inicialet I. K. kishte zaptuar para lokalit të tij, në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke, pronë publike plazh, duke e rrethuar me mur plate betoni.

Ndërkohë policia dhe IKM-ja po prishin pedanat e vendosura pa leje në objektin e personit me inicialet D. Sh., i cili kishte zënë në mënyrë të paligjshme hapësirën publike.

Më herët, pronarët e një sërë ndërtimesh në bregdetin e Velipojës kanë akuzuar IKMT se po bënë prishje selektive të ndërtimeve pa leje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>