
Inspektoriari Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka shembur, të martën, 11 ndërtime pa leje në plazhin e Dhërmiut.
Ndërtesat ishin të vendosura në rërë dhe ishin pa leje.
Aksioni i IKMT-së në bregdet vjen në fillim të sezonit turistik, duke shkaktuar përplasje me banorët dhe bashkitë.