
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vazhduar, të shtunën, shembjen e pallateve dhe ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Laç.
Gjithsej planifikohet të shemben 22 pallate.
Një ditë më parë, IKMT shembi dhe spitalin e qytetit, të dëmtuar rëndë nga tërmeti.
Pas shembjes së ndërtesave dhe pastrimit të rrënojave pritet të nisë puna për rindërtimin.
Rindërtimi i Laçit do të financohet nga qeveria turke, e cila ka marrë përsipër të ndërtojë 522 banesave të reja.
Brenda projektit parashikohen edhe ndërtimi i godinës së Bashkisë Laç, sheshit qëndror të qytetit, ambjenteve të shërbimit dhe tregtare, parkimit nëntokësor, hapësirave të gjelbra dhe i një shkollë 9-vjeçare.