
Kuvendi votoi të hënën, 5 tetor, Ilirian Celibashin, ish-ministrin socialist, si kreun e Komsionit Qendror të Zgjedhjeve për 7 vitet e ardhshme.
Ai u zgjodh me 106 vota pro nga shumica socialiste dhe opozita parlamentare.
Celibashi ishte propozim i Partisë Socialiste.
Ilirjan Celibashi ka drejtuar dhe më parë KQZ –në, në periudhën 2001-2006. Në vitin 2013, Celibashi u zgjodh deputet i PS-së dhe më pas u emërua ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.