Ndikimi që do të sjellë urdhëri ekzekutiv i Donald Trump

Nga Xhuljo Ferzaj
Ndikimi që do të sjellë urdhëri ekzekutiv i Donald Trump

Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv javën e kaluar që ndalon qytetarët nga Irani, Iraku, Sudani, Libi, Jemen, Somali dhe Siri të hyjnë në Shtetet e Bashkuara për 90 ditë, pezulloi programet e pranimit të refugjatëve për 120 ditë, pëe një kohë të pacaktuar ndalon refugjatët sirianë. Shumë pyetje janë ngritur në lidhje me këtë veprim të diskutueshm ekzekutiv. Ky veprim karakterizohet si një masë e sigurisë kombëtare, kjo analizë do të shqyrtojë dy pyetje: së pari, një politikë e tillë a do të kontribuojë në njëfarë mase në interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së, brenda dhe jashtë vendit? Dhe së dyti, pse ndryshim i papritur në strategjinë e SHBA-së?

Urdhri ekzekutiv që ndalon muslimanët nuk mund të analizohet në mënyrë të izoluar, pasi është vetëm një nga shumë urdhra dhe propozimet e parashtruara, si hapa të rinj për luftimin e terrorizmit radikal islamik. Propozime të tjera të kohëve të fundit të politikave që, sjellin ndryshim në politikën amerikane në Lindjen e Mesme janë: kthimi i mundshëm i  marrjes në pyetje me praktika të zeza, sipas metodave që përdor CIA, krijimin e zonave të sigurta në Siri, lëvizje e propozuar të Ambasadës Amerikane në Izraeli, dhe sugjerimi nga Presidenti Trump se tortura mund të përdoret përsëri nga SHBA.

Gjoja këto masa janë të dizenjuara për të parandaluar sulme të ardhshme që frymëzohen nga ISIS, si në rastet e dëshmuar në Francë dhe Gjermani. Vlen të përmendet se këto masa nuk janë të reja (ose përmirësuara); këto masa janë, në forma të ngjashme, të përdorura më parë. Masat u braktisën më vonë për shkak se u konsideruan të paligjshme, infektive, ose të dyja. Pyetja, shtohet, pse duhen vendososur përsëri në tryezën e opsioneve?

Nëse këto propozime dhe politikat janë të dizejnuara për të përshpejtuar humbjen e ISIS, atëherë një pyetje e drejtë është se si do ta shohin organizatat terroriste? Në bazë të precedentëve të kaluar të al Kaedës dhe ISIS, në mënyrë efektive duke shfrytëzuar gabimet e politikave të diskutueshme të SHBA-së, si propagandë për rekrutimin e militantëve, këto politika e veprime të reja do të arrijnë në një fitore virtuale  të ISIS dhe al Kaedës. Mjaftojm të kujtojm incidentin e vitit 2003, në burgun e Irakut me rastin e Abu Gharib. Al Kaeda e përdori si propagandë për të përfituar popullaritet. Vërtet kështu ndodhi, shumë iraken të zemëruar nga kjo ngjarje iu bashkuan organizatës terroriste. Jo vetëm kaq, por zemërimi i gjeneruara nga ky incident forcuan kryengritjen në Irak dhe degraduar besimin në udhëheqjen e SHBA-së. Ky incident ka ndihmuar në zgjatjen e konfliktit, në këtë mënyrë i kushtojë më shumë jetë të humbura ushtrisë amerikane. Ky incident është një ndër shumë incidentet e tjera, që kanë ndodhur gjatë luftës në Irak.

Shfrytëzimi i informacionit ka qenë gjithmonë në qendër të efektivitetit të grupeve si, al Kaeda dhe organizata të tjera radikale islamike terroriste. Shembuj të kësaj fushe janë të dukshme në “sulmet e ISIS-it, frymëzuar” së fundi  në SH.B.A, dhe Evropë. ISIS nëpërmjet shfrytëzimit të informacionit nxit sa më shumë të rinj të ndjekin propagandat radikale islamike. Në shumicën e rasteve të rinj në SHBA, që ndjekin këto propaganda,  blejnë armë e kryejn veprime kriminale në komunitetet lokale në emër të ISIS-t. Ata e bëjnë këtë me shpenzimet e tyre pa ndonjë të kaluar në kampet terroriste ose duke u indoktrinuar në një Medrese. Një faktorë tjetër, është: ” Numëri i madh i sulmeve të pakoordinuara në një periudhë të shkurtër kohe mund të mërzisin, dobësoj ndjenjën e sigurisë në  shoqerinë perëndimore, duke i dhënë mundësinë ISIS-it, për të forcuar objektivat e veta politike. Kjo do t’i jepte mundësi të përdorte ndjenjat anti-islamike në Perëndim për të ushqyer makinën e saj propagandistike”. Aktualisht ISIS është duke punuar për ndarje të qartë mes muslimanëve dhe jo-muslimanëve. “Deklarata ksenofobie dhe islamofobe e Donald Tramp, dhe masat simbolike synojnë ndalimin hyrjes së muslimanëve në SHBA. Këto masa mund të përdoren si propagandë nga ISIS, kjo vetëm sa do ta përkeqësonte situatën për një periudhë afat-shkurtër. Ndalimi i myslimanëve në aeroportet e SHBA-së, do ta lehtësonte punën propagandistike të ISIS-it dhe Al-Kaedës.

Asnjë nga vendet e përfshira në listën e ndalimit, me një vendim ekzekutiv, nuk kanë qenë burim i incidenteve vdekjeprurëse terroriste që nga viti 1975.

Problemi i dytë me politikat e reja të Donald Trump, është se shënojnë një ndryshim të papritur në strategjinë e SHBA-ve, kundër ISIS. Ndryshimi në strategji nga administrata e re, duhet të jetë i bazuar në një përfundim, se strategjia dhe politikat e SH.B.A. dhe aleatëve të saj, të angazhuar  vitet e fundit në luftën kundër terrorizmit, kanë qenë të pamjaftueshme ose të paefektshme. Faktet nuk e mbështesin këtë përfundim.

Për shembull, nuk është një strategji e mirë-vendosur. Kjo është një strategji që ka evoluar gjatë dy administratave paraardhëse, për të përmbushur ndryshimin e mjedisit në zonat e shumta komplekse luftarake, ku lufta është aktive. Për shembull, shumë armë të reja janë prodhuar posaçërisht për të ekzekutuar strategji të  tilla. Forcat e operacioneve speciale janë zgjeruar në masë të madhe në numër dhe aftësi, triliona dollarë janë shpenzuar për të mbështetur përpjekjet. Përveç kësaj, i gjithë Departamenti i Mbrojtjes dhe organizatave të shumta të inteligjencës janë riorganizuar dhe forcuar për të adresuar në mënyrë specifike strategjinë.

Efektiviteti i kësaj strategjie është duke u luajtur jashtë sot, në çdo cep të botës ku ISIS dhe Al Kaedës janë gjetur. Prandaj masat e reja për ndalimin e hyrjes së myslimanëve në SHBA, ka më shumë gjasa për të bërë dëm sesa dobi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>