Inceneratori në Vërri, gjykata rrëzon kërkesën e banorëve për pezullimin e banorëve

Inceneratori në Vërri, gjykata rrëzon kërkesën e banorëve për pezullimin e banorëve

Gjykata Administrative e Tiranës rrëzoi kërkesën e banorëve të fshatit Vërri në Fier për të pezulluar punimet për ndërtimin e inceneratorit të mbetjeve.

Gjatë seancës në gjykatë, banorët, bashkë me shoqatën “Aleanca kundër importit të plehrave të rrezikshme”, kërkuan pezullimin e ndërtimit të inceneratorit pasi ndërtimi po kryhet me fondet e taksapaguesve shqiptarë në kundërshtim me ligjin, duke përdorur dokumente të falsifikuara, ndaj leja e ndërtimit është e pavlefshme.

Banorët pretendojnë se kompania “Integrated Technology” po e ndërton inceneratorin në një sipërfaqe toke tjetër nga ajo që është parashikuar në studime dhe në vendimet e Bashkisë Fier.

Një prej të pranishmëve në sallë, Lavdosh Ferruni deklaroi se studimi i fizibilitetit të kompanisë pasyqron një tjetër zonë, rreth 7 kilometra nga vendi ku po ndërtohet inceneratori. Ndërsa përfaqësuesja ligjore Afërdita Malo sqaroi se kompania po ndërton në mënyrë të paligjshme inceneratorin në fshatin Vërri toka është bujqësore, dhe kompania nuk ka një vendim të këshillit të ministrave që e tjetërson atë në tokë urbane me qëllim ndërtimin e inceneratorit.

“Studimi është bërë për një tjetër terren dhe leja e ndërtimit është dhënë për një vend tjetër”,shpejgoi zonja Malo.

Megjithatë, gjykata vendosi të rrëzojë këkesën e banorëve me argumentimin se: “pala paditëse nuk arriti dot të provojë në bazë të provave shkresore për pasojat dhe dëmet e pretenduara”.

Banorët u shprehën të vendosur për ta apeluar vendimin e gjykatës.

Prej më shumë se një viti, banorët e Vërrisë kanë protestuar kundër ndërtimit të inceneratorit për djegien e mbetjeve, i cili është planifikuar të ndërtohet vetëm 500 metra larg banesave, duke vënë në rrezik serioz shëndetin e tyre dhe tokat bujqësore, që janë i vetmi burim parash për familjet.

Koncesioni për ndërtimin dhe menaxhimin e inceneratorit 28 milion eurosh në Fier ju dha nga qeveria Rama, kompanisë “Integrated Technology” në shtator të 2016-ës. E njëjta kompani ka fituar dhe koncesionin për inceneratorin e Elbasanit dhe Tiranës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>