
Shqipëria ka pësuar rënie me dy vende në botë për nivelin e paqes në vend.
Në Indeksin Botëror të Paqes, Shqipëria renditet në vendin e 55 në botë dhe në vendin e 28 në Europë.
Në vend të parë në botë për paqen në vend renditet Islanda duke u pasuar nga Zelanda e Re dhe Portugalia. Ndërsa në vendin e fundit Afganistani.
Dhe në rang europian Islanda renditet e para duke u pasuar nga Portugalia dhe Austria.
Kosova renditet në vendin e 85 në botë dhe 35 në Europë.