Koment, Indeksi i Demokracisë: Mos e sulmoni, por lexoni “kufizimet” e tij!

Nga Exit News
Koment, Indeksi i Demokracisë: Mos e sulmoni, por lexoni “kufizimet” e tij!

Gjergji Vurmo është Drejtor Programi pranë IDM dhe studiues për çështje si pranimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Ai ka analizuar të mërkurën të dhënat e indeksit global të demokracisë të botuara nga The Economist.

Ai arsyeton se Indeksi i ‘Economist Intelligence Un’, i cili tregon se ka një nivel në rritje të demokracisë në Shqipëri, duhet parë se çfarë metode është përdorur për të kryer këtë studim.

Vrumo thotë se ka disa lloje metodash për të kryer një studim, ka përparësi dhe kufizime.

Ai ngre pikëpyetje për temat ku është fokusuar studimi, nëse janë apo jo të mjaftueshme për të dalë në përfundimin se niveli  i demokracisë në Shqipëri është rritur.

Vrumo thotë se Indeksi mat disa fusha ku Shqipëria mund të ketë bërë progres dhe lë disa të tjera ku sipas raporteve të tjera ndërkombëtare, Shqipëria ka shënuar ulje.

Analiza e Gjergji Vrumos

T’i kthehemi raportit të sotshëm të ‘Democracy Index 2020’ dhe verdiktit të tij se Demokracia në Shqipëri është përmirësuar.

Supozimi i Indeksit të EIU është që demokracia matet nëpërmjet 60 indikatorëve të kategorizuar në 5 dimensione:

– Procesi elektoral dhe pluralizmi (electoral process and pluralism)

– Liritë civile (civil liberties)

– Funksionimi i qeverisë (functioning of government)

– Pjesëmarrja politike (political participation) dhe

– Kultura politike (political culture)

Është një diskutim i gjatë dhe ende i hapur nëse këto dimensione dhe 60 indikatorët e tyre mjaftojnë ose jo për të përkufizuar atë që quhet ‘puls i demokracisë apo shëndeti i saj’. Dhe ky është kufizimi i parë që duhet të kemi parasysh.

Së dyti, historikisht Shqipëria ka shfaqur problematika serioze në dimensione si – ZGJEDHJET E LIRA & TE NDERSHME, KORRUPSIONI, LIRIA E SHPREHJES / MEDIA dhe GJYQESORI. Shumëkush (përfshire mua) i konsideron këto fusha si thelbësore për të matur demokracinë. Siç mund ta vini re, Indeksi i EIU mat apo monitoron dimensionin e “zgjedhjeve apo procesi elektoral” POR JO dimensionet e tjera të cilat janë në pikiate prej të paktën 4 vitesh (sipas TI, Reportereve pa kufi, Freedom House etj).

Unë do të doja të di se si EIU dhe Indeksi i Demokracisë 2020 e justifikon faktin që çdo raport i OSBE / ODIHR, KE dhe raporte të tjera prej 30 vitesh vazhdojnë të kërkojnë me ngulm zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Çfarë përgjigje ka EIU për raportin e fundit të ODIHR (2019) që tha se “qytetarët u privuan nga e drejta e zgjedhjes”. Apo si e shpjegon EIU faktin që Komisioni i Venecias i konsideroi tejet te nxituara pikërisht ato ndryshime të rregullave elektorale qe EIU i ka parë si arsye progresi?

Jam i bindur që ka një shpjegim metodologjik edhe për pyetjet e mësipërme çka me gjasë do të hedhë dritë edhe mbi ndonjë kufizim tjetër të këtij Indeksi. Gjithsesi, kjo nuk dmth që duhet ta sulmojmë pa kompromis këtë raport, por thjesht ta kuptojmë më shume dhe të mendojmë me logjikë të kthjellet dhe jo qorrazi me logjikën e llogoreve.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>