Shqipëria renditet e 54-ta në botë në indeksin e përparimit social (social Progress index). Indeksi vlerëson dhe krahason 163 vendet në tre drejtime kryesore:
1 — Në plotësimin e nevojave bazike njerëzore (ushqimi, kujdesi mjekësore, uji, strehimi, siguria personale)
2— Në themelet e mirëqënies (qasja në dijet bazë, në informacion dhe komunikim, shëndeti dhe mirëqenia, cilësia mjedisore).
3 — Mundësitë (të drejtat personale, liria personale dhe zgjedhja, përfshirja dhe aksesi për arsim të përparuar).
Indeksi vlerëson çdo vend me një pikëzim nga 100 më i larti deri në zero më i ulti. Shqipëria u vlerësua me 75,41 pikë.
Në komponentin e parë (nevojat bazë), Shqipëria renditet e 56 në botë, e 72-ta për ushqimin dhe kujdesin bazë mjekësor, e 70-ta për ujin dhe ujrat e zeza, e 79-ta për strehim dhe e 60-ta për sigurinë personale.
Shqipëria renditet e para më botë për qasjen në energji elektrike. Ndërsa renditet e 8-ta në botë për vrasjet dhe torturat politike.Vendi renditet i 21-ti në botë për vdekjet nga sëmundjet ngjitëse.
Ndërkohë më keq në këtë komponent është renditur për frenimijn e zhvilimit të fëmijëve, (122 në botë), përdormi i karburantit teknologjive të pastar për gatim (99), dhe e 88-ta për perceptimin e kriminalitetit.
Në komponentin e 2-të (themelet e mirëqënies), Shqipëria renditet e 39 në botë, ku shquhet veçanërisht për qasjen në njohuri bazike. Renditet e para në botë për mbrojtjen e bimëve dhe kafshëve për habitatin e vendit.
Më keq në këtë komponent është për abonimet në telefoninë celulare (139), cënsurën e medias, që renditet e 127-ta në botë dhe regjistrimet në shkollën fillore e 86-ta.
Shqipëria renditet e para në botë për barazinë gjinore në shkollat e mesme. Dhe e 34 në botë për mbylljen për përmbushjen e arsimit të mesëm.
Në komponentin 3-të (mundësitë), Shqipëria renditet e 86 në botë. Më mirë në këtë komponent është aksesi në drejtësi (22), vitet e shkollimit të nivelit të trete (52), si dhe barazia gjinore në pushtetin politik (54), si dhe dhuna ndaj minoriteteve (54).
Më keq në këtë komponent paraqitet barazia e pushtetit politik në bazë të pozicionin socio-ekonomik (161), punësimi i grupeve vulnerabël (122), plotësimi i kërkesës për kontraceptiv (174), korrupsioni (105), martesat e hershme (80).
Në nenkategorinë e zgjedhjes dhe lirisë personale, Shqipëria paraqitet e 143-ta në botë
Në krahasim me vendet e rajonit
Serbia renditet para Shqipërisë në vendin e 52-të, ndërkohë Kosova nuk është përfshirë në indeks. Pas Shqipërisë, në rajon, renditet Mali i Zi (58), Maqedonia e Veriut (65), Bosnje-Hercegovina (66), Turqia (92).
5 vendet e para në renditjen në botë janë Norvegjia, Danimarka, Finlanda, Zelanda e Re dhe Suedia.
Në 5 vendet e fundit janë Somalia, Eritrea, Republika e Afrikës qendrore, Cadi, dhe Sudani i Jugut.