Indeksi i Prosperitetit tregon se gjendja në Shqipëri është përkeqësuar

Nga Exit News
Indeksi i Prosperitetit tregon se gjendja në Shqipëri është përkeqësuar

Raporti ndërkombëtar i Indeksit të Prosperitetit për 2020 nxori në pah përkeqësimin e gjendjen së Shqipërisë në fushat e që mbulon ky raport.

Raporti e rendit Shqipërinë të 67 nga 167 shtete, pas Tajlandës, Xhamajkës dhe Omanit.

Shqipëria ka shënuar një rënie në krahasim me dy vite më parë. Në 2018 renditej e 64 dhe në 2019 e 65.

Raporti bazohet në 12 shtylla kryesore të cilat janë : Siguria ; Liria personale; Kapitali social; Cilësia e qeverisjes; Klima e investimeve; Kushtet e sipërrmarrjes; Tregu funksional, Aksesi dhe Infrastruktura; Niveli Ekonomik; Kushtet e jetës; Shëndetësia; Arsimi; dhe Mjedisi.

Raporti tregon se Shqipëria performon më mirë në arsim dhe mjedis natyror por është më e dobëta në kapitalin social. “Përmirësimi më i madh krahasuar me një dekadë më parë erdhi në Hyrjen në Treg & Infrastrukturën”, thotë raporti.

Shqipëria renditet e 18 nga 23 vende të rajonit për sigurinë dhe e 21-ta për kapitalin social.

Renditet në vendin e 15 sa i takon qeverisë dhe lirisë. Për kushtet e jetesës renditet e 22-ta.

Shqipëria shënoi ulje edhe në Indeksin për Lirinë Ekonomike, duke u renditur e 66 nga 178 vende.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme