Indeksi i Shëndetit, Shqipëria mes dy vendeve me sistemin shëndetësor më të dobët në Europë

Nga Exit News
Indeksi i Shëndetit, Shqipëria mes dy vendeve me sistemin shëndetësor më të dobët në Europë

Shqipëria renditet e parafundit në Europë në Indeksin e Kujdesit Shëndetësor, për periudhën janar-qershor 2020.

Hartuar nga Numbeo, ky indeks rendit 93 vende nga e gjithë bota sipas perceptimit të qytetarëve për kujdesin shëndetësor që marrin.

Ndër elementët kryesorë për të cilët qytetarët japin mendimin e tyre janë profesionalizmi i stafit mjekësor, pajisjet moderne dhe marrja e trajtimeve të duhura, shpejtësia në marrjen e trajtimit, kostot, vendndodhja dhe shërbimi në qendrat shëndetësore etj.

Nga 100 pikë në total, ku 100 tregon sistemin shëndetësor më të mirë dhe 0 sistemin shëndetësor më të dobët, Shqipëria ka marrë 51,33 pikë.

Në Europë, Shqipëria lë pas vetëm Hungarinë, ndërsa të gjithë vendet e Ballkanit, Kroacia, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje-Hercegovina, renditet më mirë se sa Shqipëria.

Kosova dhe Mali i Zi nuk janë pjesë e studimit.

Ndërsa mes 93 vendeve, Shqipëria renditet e 85-ta.

Në vendet e para, si vendet me shërbimin më të mirë shëndetësor renditen Taivani, Koreja e Jugut, Franca e Japonia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>