Indeksi i Kostove të Udhëtimit: Shqipëria ndër më të shtrenjtat në rajon

Indeksi i Kostove të Udhëtimit 2016 e rendit Shqipërinë si një prej dy vendeve më të shtrenjta në rajon, për turistët. Sipas raportit hartuar nga Numbeo, Shqipëria lë pas si vend më të shtrenjtë vetëm Malin e Zi. Maqedonia, nga ana tjetër,është renditur si destinacioni më i lirë në rajon.

Indeksi vëzhgon çmimet për ditën e një turisti, një natë në hotel, lëvizje me taksi, pije dhe ushqim për tre vakte.

Nëse ushqimi dhe pijet, gjatë pikut të sezonit, janë konkuruese me çmimet në rajon, lëvizja me taksi apo akomodimi janë relativisht më të shtrenjta.

Krahasuar me vendet e tjera në Ballkan, Shqipëria ka shërbimin e transportit më të shtrenjtë me një tarifë prej 2.16 euro për një kilometër.  Një nga arsyet kryesore për këtë është çmimi i lartë i naftës krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>