Indonezia merr 1.2 milion doza të vaksinës “Sinovac” të prodhuar në Kinë

Indonezia merr 1.2 milion doza të vaksinës “Sinovac” të prodhuar në Kinë

Indonezia ka marrë rreth 1.2 milionë doza të vaksinës Sinovac kundër COVID-19 dhe pret të furnizohet me 1.8 milionë të tjera në fillim të janarit.

Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti Joko Widodo përmes një video-konference, raporton Reuters.

Vaksina e prodhuar nga kompania kineze Sinovac Biotech Ltd, është testuar në Indonezi që prej muajit gusht dhe është ende në proces testimi në Brazil dhe Turqi.

Vaksina ende duhet të vlerësohet nga agjencia e ushqimit dhe ilaçeve të vendit ndërsa administrata vazhdon të përgatitet për shpërndarjen e saj nëpër arkipelagun e gjerë me 270 milion banorë.

Numri ditor i infeksioneve të koronavirusit në Indonezi është shtuar javët e fundit, me rastet totale të konfirmuara që arrijnë në 575,796 prej të cilave 17,740 kanë rezultuar fatale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>