Muaj pas fillimit të fushatës së vaksinimit masiv antiCovid, Izraeli ka parë një rënie të infeksioneve ditore dhe numrit të rasteve serioze.
Izraeli ka rihapur tregtinë dhe kulturën për njerëzit e vaksinuar, por disa kufizime në fluturimet brenda dhe jashtë ngelen.
Sipas të përditshmes Haaretz, që nga shpërthimi i pandemisë, 6185 izraelitë kanë vdekur nga virusi.
Palestinezët në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës kanë marrë 30 000 doza të vaksinës ruse Sputnik V dhe 2 000 doza të vaksinës Moderna të dhuruara nga Izraeli.
Gjithashtu, ata kanë marr edhe një dërgesë prej 60 000 vaksinash përmes skemës COVAX.
Nndërkohë, numri i të vdekurtve nga COVID është afërsisht 2,236 persona në Bregun Perëndimor dhe 598 në Gaza.
Muaji i fundit është karakterizuar nga nivele në rritje të infektimeve dhe mbipopullimit të spitaleve.
Por numri i të shëruarve në ditë tashmë po tejkalon infeksionet ditore në Bregun Perëndimor, sipas statistikave të Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë.
Autoriteti Palestinez ka vaksinuar 48 963 persona në Bregun Perëndimor, ndërsa Hamas ka vaksinuar 20 362 persona në Rripin e Gazës.
Ndërkohë, qysh nga mesi i marsit, Izraeli kavaksinuar 105 000 Palestinezë me leje pune me një dozë të vaksinës.
Numri i rasteve ditore të koronavirusit në Izrael arriti minimumin e rasteve të regjistruara në nëntë muajt e fundit, me vetëm 128 infeksione të konfirmuara të dielën.
Përhapja e virusit është frenuar në mënyrë drastike në kuadër të fushatës së suksesshme të vaksinimit në vend.
Izraeli ka vaksinuar plotësisht 50.7 përqind të vendit, me 56.1 përqind të popullsisë që ka marr një dozë të vaksinës.
Numri i pacientëve të sëmurë rëndë nga koronavirus ka rënë në mënyrë të vazhdueshme në muajin e fundit, nga 747 një muaj më parë në 459 të dielën.
Rritja ditore e pacientëve të sëmurë rëndë dhe vdekjeve gjithashtu ka rënë.
Të dielën Izraeli regjistroi vetëm 6 pacientë në një gjendje kritike dhe 4 vdekje.