
Katër punonjës të zyrave arsimore në Durrës e Kamëz janë infektuar me Covid-19.
Në Kamëz mësohet se është infektuar Drejtori i Zyrës Arsimore, ndërsa në Durrës janë infektuar tre punonjëse të zyrës.
Drejtoria e Higjienës ka dezinfektuar zyrat e tyre, ndërkohë që ISHP ka rekomanduar vendosjen në karantinë të kolegëve të cilët kanë pasur kontakte me të infektuarit.
Deri më tani, mësohet se Drejtori i Zyrës Arsimore Durrës është shtruar në spital për shkak të përkeqësimit të situatës shëndetësore, ndërsa të infektuarit e tjerë janë vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre.