
Ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Hastad është infektuar me koronavirus.
Ajo ka njoftuar përmes Twitter-it se ka dalë pozitive në testin për COVID-19.
Hastad thotë se do të vetëizolohet dhe do të vijojë punën nga shtëpia.
Të premten njoftoi se ishte infektuar me COVID-19 edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.