
Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa është infektuar me Covid-19. Lajmin e bëri të ditur zyra e shtypit të tij.
Në një deklaratë për mediat zyra shtoi se presidenti nuk ka simptoma, por është izoluar në rezidencën e tij në Lisbonë.
Presidenti de Sousa bëri dy teste ku në të parin rezultoi negativ, ndërsa në të dytin pozitiv me Covid-19.