
Etrit Berisha, kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit është infektuar me koronavirus.
Njoftimin e ka bërë ekipi Italian i futbollit ku Berisha luan, S.P.A.L..
Prej disa ditësh, pas lindjes së dyshimeve për infektim, Berisha ka qenë i karantinuar në shtëpinë e tij në Ferrara. Gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe e qëndrueshme.