![sokol dautaj Infektohet me Covid kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/10/sokol-dautaj.jpg)
Kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj është infektuar me Covid-19. Lajmi u dha nga vetë Sindikata e Naftëtarëve përmes një postimi në Facebook.
Dautaj është infektuar prej të paktën 6 ditë dhe gjendja e tij shëndetësore është rënduar.
Dautaj përmes një mesazhi i ka bërë thirrje naftëtarëve që të vazhdojnë grevën e urisë deri në plotësimin e kërkesave. Ai shprehu mbështetjen e tij për gratë naftëtare që janë futur në grevë dhe theksoi se vendimi për të lënë grevën i takon vetëm atyre.
Nuk dihet ende nëse ka dhe të tjera naftëtarë të infektuar me Covid-19.
Dautaj prej të paktën një jave nuk ka qenë në grevë urie, por nuk dihet nëse ka pasur kontakte të afërta me naftëtarët e tjerë.