
Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, është infektuar me Covid-19.
Ai e njoftoi infektimin e tij përmes një postimi në Facebook:
“Të nderuar, do të doja t’ju informoja se pavarësisht respektimit të rreptë për masat që unë merrja për të mbrojtur njerëzit rreth meje që nga fillimi i pandemisë, sonte unë mora rezultatin pozitiv për Covid-19.”
Gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe ai është vetëkarantinuar në shtëpi.