Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore  sqaron punimet tek Mozaiku dhe Materniteti Geraldinë

Nga Exit News
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore  sqaron punimet tek Mozaiku dhe Materniteti Geraldinë

Drejtoresha i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Arta Dollani sqaroi të martën punimet tek Mozaiku dhe Materniteti Geraldinë.

Për punimet tek Mozaiku ajo tha se Instituti i ka ndjekur ato dhe “bëhet fjalë për një ndërhyrje rehabilituese në zonë, hapësira publike që rehabilitohen”.

Dollani tha se punimet janë pezulluar. “Janë punime që bëhen kudo, nuk kanë të bëjnë me ujësjellësi, lejohen për çdo lloj zone derisa haset në shtresa”, tha Arta Dollani, drejtoreshë e IKTK-së për News 24 të martën.

Arkeologët janë në terren dhe po studiojnë materialin, tha Dollani.

“Mozaiku” i Tiranës është një monument që i takon shekullit të III dhe është një prej siteve arkeologjike më të vjetra në Tiranë.

Arkeologët i referohen si “Vila rusica” dhe aty ndodhen rrënonjat e një vile romake dhe të kishës paleokristiane të zbuluar në 1972.

Materniteti Geraldinë

Drejtoresha e IKTKp-së u ndal edhe tek rikosnturksionet tek Materniteti Geraldinë, të cilat shkaktuan një reagim publik nga mbrojtësit e trashëgimisë kulturore.

Drejtoresha tha se projekti është miratuar para një vitit dhe është një rikonstruksion që po bëhet për shkak të dëmtimeve nga tërmeti.

“Materniteti është monument kulture i kategorisë së Dytë, pjesa e korpusit qendror dhe ballinës me basoreliev. Ndërsa, pjesa 1 katëshe, është ndryshuar disa herë në kohë të ndryshme”, tha ajo.

Dollani sqaroi se  Korpusi që po restaurohet, deri te portiku mbetet i paprekur, bashkë me urën lidhëse që ka qenë.

foto
foto

Reagimet

Pak ditë më parë u bë publike në media se po ndodh një restaurim tek Materniteti Gerladinë.

Unioni i Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve të Shqipërisë kritikuan institucionet qeveritare për kryerjen pa transparencë për rikonstruksionin e maternitetit ‘’Mbretëresha Geraldinë’’.

“Mjaft e kritikueshme mbetet edhe heshtja e institucioneve të specializuara publike-shtetërore për mbrojtjen e trashëgimisë, heshtje që i bën ata bashkëpërgjegjës në këtë akt aspak ligjor”, deklaroi Unioni i Arkitektëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>