Interes për konçesionin e Rrugës së Kombit

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka bërë të ditur sot se dy kompani kanë shfaqur interes për marrjen me konçesion të rrugës së Milot-Morinë.

Ministria e Transporteve ka organizuar për herë të dytë tenderin për përfundimin e ndërtimit dhe mirëmbajtjes të keësaj autostrade. Në tenderin e parë të para disa muajve nuk u paraqit asnjë kompani e interesuar.

Kompania fituese e tenderit duhet të përfundojë dyfishimin e korsive në aksin Milot-Rrëshen dhe të mirëmbajë për një periudhë 35 vjeçare gjithë autostradën Milot-Morinë.

Ministri Haxhinasto njoftoi gjithashtu se taksa e kalimit në autostradë nuk do të jetë më shumë se 5 euro.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>