Inter ka mundur të transferojë nga Zvicra 16-vjeçarin me origjinë shqiptare, Andi Hoti. Mbrojtësi shtatlart 1,91 konsiderohet si një ujdi me leverdi për zikaltërit ndërkohë që ai bëhet transferimi i parë për këtë fushatë dimërore.
I dalë nga skuadrat zinxhire U-18 të Zurich, Hoti, i datëlindjes 2 mars 2003, ka mundur të tërheqë menjëherë vëmendjen e klubeve të mëdha. Në Itali thonë se ai mund të përfshihet në skuadrat zinxhire të Interit, por nuk përjashtohet mundësia që të kalojë direkt te skuadra e dytë e të rinjve njohur si Primavera.
Në kampionatin e U-18 në Zvicër, Hoti ka luajtur 13 ndeshje duke shënuar edhe 3 gola. Ai bëhet lojtari i radhës me origjinë shqiptare pas Rei Manajt, që i bashkohet Interit. Manaj, i cili tashmë ka kaluar te Albacete në Spanjë, të cilët paguan 2 milionë euro.