Kryeministri Edi Rama dha një intervistë dje, për televizionin TV5 në Francë.
Deklaratat e tij kryesore ishin:
Për Bashkimin Europian:
- Unë mendoj dhe jam i sigurt që në 10 vitet e ardhshme, që janë vitet e përgatitjes përmes negociatave për t’u integruar, ne do të jemi të gatshëm të bëhemi anëtarë të denjë të BE. Bëhet fjalë për 10 vite punë shumë të rëndë, reformash transformuese, nën një monitorimim të vazhdueshëm europian.
- Arsyet që ekstremi i djathtë në Francë apo në vende të tjera të botës i tregon njerëzve se përse nuk duhet të integrohet Ballkani, ekzaktësisht ato janë arsyet që duhet të integrohet.
- Shqipëria ka shumë për të fituar [nga BE], si çdo vend ka përfituar shumë, ashtu si edhe Franca.
- Pa dyshim që Europa është në një situatë shumë delikate sot dhe nuk është bashkimi që duam.
- Unë mendoj që kemi nevojë për një Europë më të fortë, për një Europë që jetë me të vërtetë një bashkim shtetesh dhe popujsh mbi të gjithë planet. Një Europë shumë më e fortë politikisht, shumë më e fortë në fushën e sigurisë, inteligjencës, e pa dyshim edhe ekonomikisht.
Për kandidatin për president të SHBA-ve Donald Trump:
- Unë mendoj që ai dhe jo vetëm ai, sepse edhe Franca ka Trumpin e saj, Britania e Madhe, gjithashtu e shumë vende të tjera po ashtu, përfaqësojnë një lloj barbarizimi të qytetërimit tonë.
- Nuk mund të marrim paqen që kemi sot si të mirëqënë, ndaj ky ortek egoizmi, ku ortek ksenofobie dhe barbarie është një turp për qytetërimin tonë, që përfaqësohet nga ai në SHBA, nga ajo në Francë dhe nga të tjerë kudo.