Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme, Ylva Johansson u shpreh në një intervistë për Exit News se Shqipëria ka plotësuar kushtet për mbajtjen e konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE-së.
“Në linjë me dokumentin e BE-së mbi politikat e zgjerimit në tetor dhe me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese në dhjetor, Komisioni konsideron se të gjitha kushtet janë përmbushur për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritar mbi hapjen e bisedimeve me BE-në”.
Por, eurokomisionerja theksoi se vendi duhet të vazhdojë rrugën e reformave në zbatimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit:
“Shqipëria duhet të vazhdojë të japë rezultat në reformat thelbësore në shtetin e së drejtës. Kjo përfshin vazhdimin e luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Luftimi në mënyrë aktive i krimit të organizuar mbetet thelbësor për denimin e futjes së krimit në sistemin politik, ligjor dhe ekonomik.
Ulja e numrit të kërkesa të azilit të pabazë nga qytetarët shqiptarë në vendet e BE-së, duhet të mbetet prioriteti kryesor”.
Për kthimin e Shqipërisë në një vend tranzit për emigrantët e paligjshëm nga Lindja e Mesme, eurokomisionerja u shpreh se:
“Lufta ndaj trafikut të emigrantëve ëshët një nga prioritete e bashkëpunimit mbi emigracionin BE- Ballkan Perëndimor, sikurse e kemi diskutuar në konferencën e ministrave të brendshëm vitn e kaluar.
Europoli ka një rol kyç në mbështetjen e partnerëve në Ballkanin Perëndimor përfshirë Shqipërinë, ku ka edhe zyra. Unë mirëpres angazhimin e autoriteteve shqipatre në Platformën Shumëdisiplinore të Evropës Kundër Krimit (EMPACT) dhe emërimine një pike kontakti për të. Kjo është platforma e duhur për luftën ndaj krimit mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ka vendosur marrëveshje pune me agjensitë ligjëvënëse dhe të sigurisë të BE-së, çfarë tregon angazhimin e vendi, dhe jep mundësi për më shumë akses në ekspertizë dhe burime”.
Ndërsa për raportin e GRETA-s, ku theksohet se gratë dhe vajzat e trafikuara nuk duhet të kthehen në vend sepse i rrezikohet jeta, eurokomisionerja u shpreh se:
“Komisioni Evropian do të paraqesë më 14 prill një strategji të re për luftën ndaj trafikut të qënieve njerëzore në 2021-2025. Në këtë strategji do të trajtohet edhe trajtimi dhe mbrojtja e vitkimave të trafikuara, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor.
BE thekson nevojën e një vlerësimi individual mbi viktimat e trafikuara për kërcënimet dhe rrezikun që i kanoset në vendin e origjinës, si dhe të rrezikut të ri trafikimit përpara vendimit për t’i kthyer në vendin e tyre”.
Erukomisionerja Johansson nuk ju përgjigj pyetjeve të Exit News mbi:
Çfarë ka bërë BE për të ndaluar kthimet e paligjshme të emigrantëve nga policia e Frontex dhe policia locale në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. A u diskutua kjo çështje në takimin e fundit në Shqipëri?
A keni ju dijeni se sa emigrantë të paligjshëm ndodhen në Shqipëri dhe çfarë po ndodh me ta?
Çfarë keni diskutuar në Shqipëri në lidhje me kërkesat për azil për emigrantët e huaj që i rrezikohet jeta në vendin e tyre?
Intervistë e plotë mund ta lexoni këtu.