
Gjykata e lartë irlandeze vendosi që një nga kompanitë më të mëdha të sigurimit të paguajë qindra milionë euro ndaj klubeve të natës, të mbyllura prej një viti.
Vendimi u mirëprit nga 4.9 milionë banorë dhe 7 mijë klube nate. Ata kanë qënë të mbyllur prej 1 viti për shkak të pandemisë.
Kompania siguruese FBD, e cila siguron mbi 1300 klube nate refuzoi të paguante klubet për ndërprerje të punës gjatë pandemisë, me argumentin se nuk është e përcaktuar në marrëveshje.
Mbas këtij vendimi, qeveria dhe banka qendrore i kërkuan kompanive të tjera të sigurimit të paguajnë klubet e tjera të natës, të siguruara pranë tyre.