Ish-deputetja Dhurata Çupi dhuron ushqime dhe rrogën për bamirësi

Nga Exit News
Ish-deputetja Dhurata Çupi dhuron ushqime dhe rrogën për bamirësi

Gjatë ditëve të krizës së koronavirusit,  ish-deputetja demokrate Dhurata Çupi ka dhënë kontributin e saj për të ndihmuar familjet ne nevojë. Ajo e ka berë këtë përmes Dioqezës se Rrëshenit dhe të Matit, e cila drejtohet nga dom Gjergj Metaj.

Zonja Çupi ka ndihmuar kishën që mbulon edhe zonën e saj elektorale, Matin, duke dhuruar udhqime dhe pagesën e saj mujore si ish-deputete.

Shumë familje në këto zona të veriut të vendit, ndër më të varfrat në vend, kanë humbur punën ditore nga masat kufizuese të qeverisë kundër Covid-19 dhe kanë mbetur pa asnjë të ardhur.

Në vitin 2017, Dhurata Çupi u zgjodh deputete për Matin nga lista e Partisë Demokratike. Ajo hoqi dorë nga mandati kur PD vendosi braktisjen e mandatave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>