Ish-gjyqtari Dhimitri i dënuar për korrupsion, përjashtohet për 15 vite nga sistemi i drejtësisë

Nga Exit News
Ish-gjyqtari Dhimitri i dënuar për korrupsion, përjashtohet për 15 vite nga sistemi i drejtësisë

Kolegji i Posaçëm i Apelit  ka lënë në fuqi vendimin e KPK-së për të përjashtuar nga sistemi i drejtesisë për 15 vite ish-gjyqtarin e Apelit të Durrësit Petraq Dhimitrin.

Ky vendim i KPK-së dhe KPA-së erdhi pasi gjyqtari u dënua për korrupsion me tre vite burg, dënim i cili u ul me një të tretat pasi gjyqtari kishte pranuar gjykim të shkurtuar.

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi në nëntor të 2019-tës me nga 2 vite burg gjyqtarët Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno.

Tre gjyqtarët akuzoheshin se 5 vite më parë kishin përfituar nga një sipërmarrës me mbiemër Sadiku, udhëtime të shpeshta jashtë shtetit në këmbim të vendimeve pro tij.

Biznesmeni ishte palë në një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.

Ky vendim u la në fuqi dhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Kjo e fundit konvertoi dënimin për tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Durrës, nga 2 vjet burg në shërbim prove.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>