Ish-komisioneri evropian John Dalli hetohet për rryshfet

Nga Exit News
Ish-komisioneri evropian John Dalli hetohet për rryshfet

Ish -komisioneri evropian John Dalli do të përballet me akuzat për rryshfet, si pjesë e një skandali korrupsioni, të quajtur “Dalligate”, që solli dorëheqjen e tij në 2012.

Ndihmësi i Dalli -t, Silvio Zammit akuzohet se u përpoq të përfitonte një ryshfet prej 60 milionë eurosh nga një kompani duhani suedeze për të anulluar ndalimin që BE -ja i kishte bërë snus-it, një lloj duhani pa tym.

Dalli ishte Komisioneri Evropian për Shëndetësinë në atë kohë, mes përgjegjësive të të cilit ishte edhe menaxhimi i rregullave mbi përdorimin e duhanit.

Ndihmësi i tij, Zammit u akuzua në dhjetor 2012 për tregëti influencash dhe bashkëpunim në korrupsion.
Dalli u largua nga posti i tij në Komisionin Evropian në tetor 2012 duke pretenduar ish-presidenti i Komisionit, José Manuel Barroso e detyroi të jepte dorëheqjen, pasi shqyerimit të një raporti nga OLAF, zyra kundër mashtrimit e bllokut.

Një raportim i Politiko citon Giovanni Kessler, atëherë shef i OLAF -it, duke thënë se ekzistonin “dëshmi rrethanore të pagabueshme” që Dalli ishte në dijeni për ryshfetin.

Në vitin 2019, Gjykata e Përgjithshme e BE -së hodhi poshtë kërkesën e Dalli për kompensim mbi dëmet që pretendon se ka pësuar si rezultat i humbjes së punës.

Dalli nuk u përball me akuza në Maltë pas kthimit në vend në 2013, pasi komisioneri i policisë që kërkonte të hapte hetim ndaj tij u shkarkua nga qeveria e re malteze.

Gjyqi ndaj tij fillon më 17 shtator në Maltë, por Dalli mohon të gjitha akuzat duke i quajtur “një tjetër mashtrim”.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>