Qeverisja vendore ka 65 milionë euro detyrime të prapambetura

Qeverisja lokale, ish komunat dhe bashkitë e reja kanë rreth 65 milionë euro detyrime të prapambetura. Këto detyrime, sa 0,57 për qind e prodhimit të brendshëm bruto, do t’i shtohet borxhit publik të shtetit shqiptar.

Këtë shifër e bëri publike për Revistën Monitor, Altjon Paloka, përfaqësues i Projektit STAR (projekti për Mbështetje për Reformën Administrativo-Territorial) dhe u konfirmua më pas nga Ministria e Çështjeve vendore.

Zoti Paloka tha se kjo shifër është rezultat i kontrollit të imtësishëm, nga projekti STAR, në ish komunat dhe bashkitë e reja. “Përgjegjës për detyrimet e akumuluara janë fillimisht bashkitë, e më pas qeveria shqiptare,” deklaroi Zoti Paloka.

Ai shtoi se pagesa e këtij detyrimi duhet të bëhet me të ardhurat e bashkive dhe më pas me të qeverisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>