
Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka vendosur të largohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Përmes një postimi në Facebook, Panariti tha se pas 16 vjetësh po largohet nga LSI për shkak të një detyre të re, por pa dhënë detaje për detyrën:
“Që nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres angazhimin tim si pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të një ftese për tu angazhuar në një detyrë të rëndësishme.”
Panariti ka qenë anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim që prej vitit 2004.
Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë ministër i Jashtëm dhe ministër i Bujqësisë.