
Ish presidentët e SHBA-ve, Barack Obama dhe George Bush kanë reaguar pas protestave në Kongres të mërkurën.
Obama e ka konsideruar sulmin e Kongresit si një “një moment të çnderimit dhe turpit të madh për kombin tonë”.
Ai pohoi se sulmi është nxitur nga “një president, i cili vazhdon të gënjejë për rezultatin e zgjedhjeve të ligjshme”.
Ndërkohë Bush i quajti skenat në Kongres si “pamje të sëmura dhe pikëlluese”.
Ai shtoi se këto ngjarje mund të ndodhin në një “banana republikë jo në republikën tonë”.
Qindra protestues kundërshtuan rezultatin e zgjedhjeve për president. Ata hynë brena në sallën ku po zhvillohej seanca për çertifikimin e zgjedhjeve.