
Zhan Shirak, presidenti i 22-të i Francës, ndërroi jetë sot në moshën 86-vjeçare.
Shirak kishte prej vitesh probleme të shumta shëndetësore dhe ishte tërhequr nga skena politike.
Shirak ka qenë presidenti i Francës nga viti 1995 deri në 20017-ën, duke u kthyer në një prej politikanëve më të rëndësishëm të vendit. Më parë ai ka qenë kryeministër i Francës dhe kryebashkiak i Parisit.
Zhan Shirak është i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë të të bërit politikë, ndaj kishte dhe pseudonimin “Buldozeri”
Nga shqiptarët, Shirak do të mbahet mend për kontributin në përfundimin e luftës në Kosovë dhe mbështetjen për Kosovën gjatë bisedimeve në Rambuje.
Ndërsa në skenën ndërkombëtare, Shirak do të mbahet mend si presidenti që mbështeti formimin e Bashkimit Europian dhe që kundërshtoi aleaten e tij Amerikën për ndërhyrjen në Irak në vitin 2003.