Ish-raportuesi për Shqipërinë Fleckenstein emërohet këshilltar i Gramoz Ruçit

Nga Exit News
Ish-raportuesi për Shqipërinë Fleckenstein emërohet këshilltar i Gramoz Ruçit

Ish-eurodeputeti dhe ish-raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein do të jetë këshilltari për integrimin i Kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi.

Knut Fleckenstein njihet si ndër mbështetësi më i madh i Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij në Parlamentin Evropian.

Gjatë vitetve të tij si raportues për Shqipërinë, Fleckenstein ka pasur gjithmonë marrëdhënie të ngrohta me qeverinë e Edi Ramës.

Në vitet 2017 dhe 2018, Fleckenstein propozoi miratimin e raportit të progresit për Shqipërinë, i cili ishte tejet pozitiv dhe nuk përmendte shumë nga problemet e vazhdueshme të vendit. Në të dyja rastet, propozimi i Fleckenstein-it u ndryshua shumë nga kolegët e tij në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Ai pati gjithashtu një rol të rëndësishëm në arritjen e Marrëveshjes MacAllister+ pas bojkotimit të parlamentit nga opozita në 2017, edhe pse më parë kishte deklaruar se ai nuk “kishte negociuar për protestën”.

Pas zgjedhjeve, në të cilat Partia Socialiste fitoi më shumicë absolute —sikurse u zbulua më vonë, pjesërisht përmes blerjes së votës në bashkëpunim me grupe kriminale — Fleckenstein deklaroi se: “shumica absolute nuk është rrezik për demokracinë.”

Ai humbi zgjedhjet si eurodeputet në vitin 2019, ku konkurroi në Hamburg si pjesë e Partisë Social-Demokrate gjermane.

3 komente

  1. dritani 22 Maj, 2020 në 9:05 pm

    gjithesekush i nxjerr gishtin popullit shqiptar sipas menyres se vet. Turp t ju vije

  2. Toni 22 Maj, 2020 në 10:04 pm

    Kmut-i keshilltar i Rucit!!!

    Europa ka lloj e soj njerezish. Kmuti teorikisht nje europian sociademokrat qe i sherben nje ministri te brendshme te Sigurimit , komunist sigurims si Ruci. Si ju duket kjo ?

    tek europianet le te kerkojme ne fillimper perfituesitdhe maskarenjte perparseti hapim porten

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme