Shoqata e ish të përndjekurve ka reaguar pas dekorimit me titullin “Kalorës i Flamurit” Mehdi Bushatit.
Përmes një letre dërguar Presidentit Ilir Meta, ata theksuan se Bushati është autor i shumë krimeve të komunizmit , arrestimeve ,torturimeve e dënime të shumta politike gjatë diktaturës komuniste dhe një nga drejtuesit e lartë te organizatës kriminale e terroriste të Sigurimi i Shtetit.
“Vlerësojmë se ky veprim i juaji ( jo i vetmi ) është një fyerje publike e zyrtare nga na e kreut të shtetit Shqiptar ndaj viktimave të krimeve komunizmit dhe çdo qytetari tjetër të ndershëm të këtij vendi .
Akti Juaj është në shkelje të ligjit kushtetues, konventave ndërkombëtare parimeve të lirisë dhe demokracisë, vlerave të demokracisë perëndimore e moralit qytetar.”, shkruajnë ish të përndjekurit.
Ata thonë se më këtë veprim, Presidenti ka qendruar me xhelatët e komunizmit dhe jo me viktimat.
“Nuk mundet ti jepni te njëjtën dekorate edhe xhelatëve edhe viktimave e martirëve, kjo është me shume se hipokrizi. Për ne është një krim i komunizmit më shumë.”përfundojnë ata.