Protokolli shëndetësor për ritestimin e qytetarëve të prekur nga koronavirusi do të ndryshojë shumë shpejt, njoftom shefja epidemiologe Eugena Tomini.
Tomini tha në një intervistë për KlanTV se po vlerësohet mundësia e heqjes së ritestimeve masive për rastet që janë të konfirmuar pozitiv.
Një qytetar që rezulton pozitiv me Covid e ka të detyruar të qëndrojë në karantinë për 14 ditë. Kjo do të vijojë, thekson Tomini.
“Vazhdojmë me të njëjtën strategji me të njëjtin protokoll mbi çdo rast të dyshuar, të konfirmuar duhet të respektoj karantinimin 14 ditë.”