
Drejtoria e Shëndetit Publik ka publikuar udhëzimin për nisjen e mësimit plotësues më 1 shtator në shkollat e ciklit të ulët dhe të mesëm.
Në udhëzim theksohet vaksinimi deri më 30 shtator i mësuesve, sanitareve dhe rojeve të shkollës.
ISHP urdhëron drejtuesit e shkollës të marrin masa për vaksinimin e stafit deri më 30 shtator.
Në udhëzim rekomandohet mbajtja e maskës për nxënësit e ciklit 9-vjeçar dhe urdhërohet mbajtja e maskës për nxënësit e ciklit të mesëm.
Njësoj si viti i kaluar, shkolla duhet të dezinfektohet dhe nxënësit duhet të respektojnë distancimin social në klasë.