Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare u nderua me titullin “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” në Francë.
“Legjioni i Nderit” është titulli më i lartë shtetëror i dhënë në Francë, që nga koha e Napoleon Bonapartit, i cili e themeloi titullin në 1802. Legjioni i Nderit jepet kryesisht për merita të shquara ushtarake dhe civile.
Kryeministri francez Emmanuel Macron i dha zotit Kadare titullin më 31 dhjetor 2019. Kadare shpenzoi shumë vite në Francë dhe botoi shumë romane atje duke përfshirë “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”, një nga librat e tij më të njohur.
Kadare është nderuar me një mori çmimesh prestigjioze ndër vite duke përfshirë çmimin botëror Cino del Duca në 1992, çmimin ndërkombëtar Manual Booker në 2005, çmimin Princi i Asturias në 2009, çmimin ndërkombëtar Neustadt dhe Pak Kyongni në 2019.
Në vitin 2016, Kadare mori titullin Komandant i Legjionit të Nderit. Shkrimtari, i cili tani jeton midis Francës dhe Shqipërisë, u bë një pjesë e Akademinë Franceze të Shkencave në 1996, pas vdekjes së Karl Popper.
Kadare është kritikuar shpesh se e portretizoi veten si disident gjatë regjimit komunist, ndërsa mbante detyrën dhe ishte anëtar i Kuvendit Popullor gjatë regjimit. Gjithashtu është diskutuar se si ai përfitoi një nivel të konsiderueshëm privilegjesh gjatë komunizmit, ndërsa kolegët dhe bashkëkohësit e tij u burgosën, u persekutuan dhe madje u pushkatuan.
Pavarësisht kritikave, ai vlerësohet gjerësisht si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të mëdhenj evropianë të shekullit 20 dhe shkrimet e tij janë përkthyer në rreth 20 gjuhë në botë. Titujt e tij më të njohur në anglisht përfshijnë The General of the Dead Army, Siege, Chronicle In Stone, Broken April, Palace of Dreams and The File on H.
Ish-banesa e tij në qendër të Tiranës është hapur kohët e fundit si një atraksion turistik. Shtëpia Studio Kadare është një pjesë e një blloku të projektuar nga arkitekti Maks Velo në 1972 dhe njihet si “Pallati me Kuba”