27 persona humbën jetën dhe 50 të tjerë mbetën të plagosur dje nga përplasja e dy trenave në Bari të Italisë.
Shtatë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia po punon ende për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Dyshimet kryesore janë për një gabim nga ana e drejtuesve të trenave në momentin e drejtimit të binarëve.