Itali, 305 viktima dhe 8,913 të infektuar në 24 orë

Nga Exit News
Itali, 305 viktima dhe 8,913 të infektuar në 24 orë

8,913 të infektuar të rinj me Covid-19 janë zbuluar në Itali në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në total në mbi 2 milionë.

Krahasuar me një ditë më parë, numri i të infektuarve ditorë ka rënë.

Po ashtu në 24 orë kanë humbur jetën 305 pacientë të infektuar.

Që prej fillimit të pandemisë, në Itali kanë humbur jetën 71,925 pacientë me Covid.

Ndërsa mbi 1,39 milionë të infektuar janë shëruar.

Të dielën, Italia nisi dhe vaksinimin e popullsisë me vaksinën e kompanive Pfizer dhe BioNTech.

Tre punonjës shëndetësorë në spitalin Spallanzani të Romës ishin të parët që morën dozën e parë të vaksinës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>