Pesë qytetarë shqiptarë u arrestuan dhe 135 kilogram marjuanë u sekuestruan nga policia italiane, ditën e mërkurë në Biellese në veri të Italisë.
Vlera e marjuanës, të gjetur në banesat dhe makinat e të arrestuarve, arrin në rreth 300 mijë euro.
Mes të arrestuarve janë dy femra, por policia nuk ka bërë publike të dhëna të tjera mbi idenditetin e të arrestuarve.