Policia italiane ka sekuestruar rreth 25 ton mbeturina pajisjesh elektrike në protet italiane, gati për t’u transportuar në Shqipëri, gjatë dy javëve të para të shkurtit.
Agjencia ANSA raportoi se rasti i parë u zbulua më më 4 shkurt, në Portinin e Ankonës, në një ngarkesë me aparatura elektrike industriale.
Më 14 shkurt, po në Portin e Ankonës u blloku një kamion që do të nisej në Shqipëri, në të cilit ishin ngarkuar 205 lavatriçe dhe 22 furra të prishura dhe pa dokumente që mund të dëshmonin vendin e origjinës.
Policia italiane pohoi se ka kallëzuar për trafik të paligjshëm mbetjesh 3 persona, një prej të cilëve shqiptar.
Javën e shkuar, në Shqipëri u kapën dhjetëra fuçi dhe thasë të mbuszhur me azbest, mbetje e rrezikshme.
Lënda importohej si produkt kimik për kompaninë “Delfini 1”, por dyshohet se ajo ishte destinuar për t’u groposur në vendgrumbullimin e mbetjeve të menaxhaur nga kompana Kurnuzi, në Vlorë. Dyshohet se me këtë skëmë janë sjellë në Shqipëri 14 ngarkesa të tilla.
Prokuroia po heton për trafik të paligjshëm mbetjesh të rrezikshme dhe arrestoi gjashtë persona, tre prej të cilëve u lanë në burg nga gjykata.