Italia fitoi Kupën e Botës së Pastiçerisë, për vitin 2021. Aktiviteti u mbajt të shtunën në Lyon. Pastiçerët italain Massimo Pica, specialist në çokollatë, Lorenzo Puca, specialist në sheqer, dhe Andrea Restuccia, specialist në akullore fituan çmimin e parë.
Kjo është hera e tretë që Italia fiton një çmim kaq prestigjioz. Pas, Italisë u rendit Japonia, e cila fitoi medaljen e argjendtë, dhe Franca medaljen e bronzit.
Ekipi kishte 10 orë kohë për të bërë një ëmbëlsirë me shije vanilje dhe portokalli me shtresa kremi pastiçerie, ëmbëlsirë çokollatë, me krem vanilje, pelte me shije portokalli dhe një tortë akullore.
Torta e akullores ishte bërë me një pjesë qendrore me luleshtrydhe dhe mjedër, njështresë me maskarpone dhe mjedër, bajame dhe fruta pasioni.
Ndërsa një embëlsirë tjetër ishte akullore me bajame, vanilje dhe limon me një bazë keku me fëstëk, mjedër dhe bajame.