Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza njoftoi të premten se Italia do të heq detyrimin për karantinë për udhëtarët që futen në vend nga Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe Izraeli.
Italia ka zbatuar katrantinën e detyruar për 5 ditë pas mbërritjes, për udhëtimet nga vendet e tjera, përfshirë BE-në.
Speranza shtoi se udhëtarëve nga këto vende do të vazhdojë t’u kërkohet një test Covid-19 pas hyrjes në Itali, sipas raportimit të The Guardian.
Lehtësimi i masave antiCovid vjen në momentin kur kemi një rënie të rasteve të reja ditore, nga mbi 25 mijë raste në mars, në mesatarisht 8 mijë raste ditore në maj.
Italia ka regjistruar mbi 4 milion raste me koronavirus qysh prej fillimit të pandemisë, prej të cilëve 124 mijë kanë humbur jetën.
Ndërkohë, vendi ka arritur të adminsitrojë rreth 26 milion doza vaksinash dhe llogarit rreth 8 milion persona plotësisht të vaksinuar.