![Foto ilustruese nga një spital në Itali Italia i kthehet shifrave të prillit, 822 viktima me Covid-19 në 24 orë](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/04/Foto-ilustruese-nga-një-spital-në-Itali.jpg)
Në Itali janë janë kthyer sërish numrat e lartë të viktimave me Covid-19. Në 24 orët e fundit humbën jetën 822 persona, ose 100 më shumë se një ditë më parë.
Po ashtu, mbi 29 mijë të infektuar të rinj me Covid janë zbuluar, rreth 3 mijë më shumë se një ditë më parë.
Teksa të dhënat ditore në Itali kanë qenë ndër më të lartat në Evropë gjatë ditëve të fundit, rritja e të shtruarve në spitale dhe përdorimi i kujdesit intensiv është ulur.
Numri i njerëzve në spital me COVID-19 të enjten ishte 34,038, një rënie prej 275 personashe krahasuar me një ditë më parë.
Që prej rastit të parë në Itali, numri total i të infektuarve ka arritur në 1,48 milionë banorë, ndërsa numri i viktimave në 52 028.