Italia kërkon pasaportën e gjelbër për të hyrë në restorante dhe për të udhëtuar

Nga Exit News
Italia kërkon pasaportën e gjelbër për të hyrë në restorante dhe për të udhëtuar

Qeveria italiane njoftoi të enjten se një dëshmi e dozës së parë të vaksinës, një test negativ koronavirus ose test serologjik do të kërkohet për të hyrë në ambjetet e brendshme të restoranteve, teatrove, pishinave, palestrave, muzeve dhe objekteve të tjera duke filluar nga e premtja, sipas AP.

Italia, e cila u godit rëndë nga virusi, ende nuk e ka vendosur vaksinimin për publikun e gjerë, por kërkesat e reja shtrëngojnë ndjeshëm kufizimet për njerëzit e pavaksinuar në vend.

Kryeministri Mario Draghi njoftoi gjithashtu se një Green Pass – një certifikatë dixhitale ose letre – gjithashtu do të kërkohet për të udhëtuar brenda Italisë, sipas Reuters.

Italia ka vaksinuar pothuajse 60% të popullsisë së saj, megjithëse ajo, si shumë vende të tjera, po përjeton një rritje të rasteve dhe shtrimeve në spital të nxitura nga varianti Delta i virusit.

Vendi raportoi më shumë se 6,500 raste dhe 21 vdekje nga virusi të Mërkurën, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Politikanët konservatorë kanë thënë se fushata e vaksinimit të Draghit ka shkuar shumë larg duke diskriminuar njerëzit e pavaksinuar, duke shkelur liritë dhe duke thyer rregullat e Bashkimit Evropian.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>