Italia ndan 50 milion € për ata që vuajnë nga “Covidi i gjatë”

Nga Exit News
Italia ndan 50 milion € për ata që vuajnë nga “Covidi i gjatë”

Italia ka vendosur të ndihmojë, përmes një fondi të veçantë prej 50 milion €, personat që vuajnë nga i ashtuquajturi “Covidi i gjatë”.

Bëhet fjalë për personat, të cilët infektimi me virusin i ka lënë me pasoja shëndetësore afatëgjata ose që duan kohë të gjatë të rimarrin veten.

Sipas Il Sole 24 ore një e treta e Italianëve që vuajnë nga simptomat e zgjatura të koronavirusit është nga Lombardia, rajoni i goditur më keq në vend.

Programi është pjesë e një synimi më të gjerë, për të studiuar pasojat afatëgjata në shëndet të të prekurve nga virusi.

Fondi do të përdoret për kontrolle të rregullta për zemrën, mushrinë, veshkat si dhe vizitat neurologjike, pasi ekspertët vlerësojnë se çrregullimet psikologjike janë ndër pasojat më të spikatura të Covidit të gjatë.

Ndër simptomat më të zakonshme janë lodhja e vazhdueshme, marramendja dhe vështirësia në përqendrim, por në raste të veçanta edhe shfaqja e parakohëshme e sëmundjeve kronike të tilla si Alzhimer dhe Parkinsoni.

Ky fond do të vazhdojë të shpërndahet deri në vitin 2023 nga qeveria italiane.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>