Italia regjistron numrin më të lartë të infektimeve ditore që prej 2 majit

Nga Exit News
Italia regjistron numrin më të lartë të infektimeve ditore që prej 2 majit

Italia shënoi 1,733 raste të reja me koronavirus, rritja më e lartë ditore që prej 2 majit dhe 11 vdekje, më 4 shtator.

Rajoni i Venetos, i cili ishte më i godituri nga virusi, regjistroi të premten edhe numrin më të lartë të rasteve të reja, 373.  Qendra e shpërthimit ishte një fabrikë mishi në Treviso dhe njerëzit që u kthyhen nga zonat me rrezik të lartë.

Kishte 171 raste të reja të konfirmuara në Lazio (106 në Romë), shumica pushues në Sardenja, dhe 170 në rajonin jugor të Kampanjës, nga të cilat 40% ishin të lidhura me ato që ktheheshin nga jashtë ose Sardenja.

Më shumë se 113,000 teste koronavirus u kryen brenda 24 orëve të fundit, në krahasim me 21,000 të kryera të enjten.

Shtrimet në spital gjithashtu u rritën në javët e fundit, me 1,607 persona që aktualisht po trajtohen, nga të cilët 121 janë në kujdes intensiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>