Italia, vendi i parë në botë për numrin e viktimave të koronavirusit

Nga Exit News
Italia, vendi i parë në botë për numrin e viktimave të koronavirusit

Italia u bë sot vendi i parë në botë për numrin e viktimave të koronavirusit. Në 24 orët e fundit vdiqën 427 persona. Numri total i viktimave ka shkuar 3 405 persona, ndër to 13 janë mjekë.

Deri më sot në vend ka 33,190 të infektuar, 15,757 janë shëruar dhe 14,935 persona janë në izolim në banesat e tyre. Deri më sot 300 fëmijë të vegjël janë të infektuar me koronavirus, por fatmirësisht nuk ka asnjë rast të rëndë.

Veriu mbetet rajoni më i prekur me 19 884 raste vetëm në Lombardi, 5 214 në Emilia Romanja dhe 3484 në Veneto.

Italia është vendi me përqindjen më të lartë të vdekshmërisë prej koronavirusit në botë – 6.8 për qind, disa herë më e lartë se sa vdekshmëria prej 3,4 për qind e deklaruar nga OBSH.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>